Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, punë të mirë e ka quajtur zvogëlimin e pagave të kabinetit të tij, të cilat u rriten në kohën e Ramush Haradinaj sa ishte shef i Qeverisë.
Ai ka thënë se shumë zotime ka bërë në fushatë, por që sipas tij më e rëndësishme janë punët në drejtësi.
“Ne kemi dhënë shumë zotime në fushatë dhe nuk e di cili ka qenë më i rëndësishmi. Më të rëndësishme kanë qenë punët në drejtësi. Shumë më e rëndësishme ka qenë për qytetarin që i kemi përgjysmuar pagat e kabinetit që u patën shumëfishuar për të blerë kravata. Unë nuk kam thënë që në muajin e 9 të qeverisjes çmimi do të jetë kaq. Shtrenjtimi i energjisë nuk po ndodh për shkak të bllokut B2 sepse është rritur çmimi në bursë. Kthimi i B2 është tashmë. Po e ritheksoj unë e kuptoj që jemi në situatë të rëndë por kur detyrohemi të importojmë energji dhe kemi shit furnizimin nuk mund të kemi zgjidhje edhe të konsumojmë në mënyrë të pandalshme dhe çmimi të jetë i lirë”, u shpreh Kurti.