Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, pas takimit me shefen e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova tha se ratifikimi eventual nuk është garancion për liberalizimin e vizave pasi që ende mbetet një kriter i rëndësishëm siç është luftimi i krimit dhe korrupsionit.
“Po të luftohej krimi dhe korrupsioni në këtë vend ne nuk do të kishim president të tillë siç e kemi Hashim Thaçin”, tha Kurti.
Sipas Kurtit, ky është një moment jo i duhur për të bërë deklarata të tilla tinëzare për shkak se jemi në vigjilje të përvjetorit të Pavarësisë dhe për më tepër komisioni i Bulliqi eshtë neglizhuar tërësisht.