Kurti konfirmon takimin me Vuçiqin këtë muaj: Teksti i deklaratës thotë “personat e zhdukur me dhunë”

Prishtinë | 06 Pri 2023 | 10:14 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se termi i dakorduar në marrëveshjen e fundit për personat e pagjetur është “personat e zhdukur me dhunë”, raporton Ekonomia Online.

Kurti shtoi se ky është termi i cili është dakorduar ndërmjet zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviqit dhe ndodhet në përmbajtjen e marrëveshjes.

Ai ka konfirmuar se këtë muaj do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq por fillimisht ka thënë se duhet të zbatohet e gjithë marrëveshja dhe specifikisht pika e dhjetë.

“Formulimi i saktë në anglisht është ‘forcibly disappeared’, pra do të thotë ata që janë të zhdukur me dhunë dhe kështu është termi i cili është darkoduar dhe ndodhet në përmbajtjen e marrëveshjes”.

“Ne do t’i analizojmë së bashku me zëvendëskryeministrin Bislimi rezultatet nga takimi që është zhvilluar në Bruksel më 4 prill dhe pastaj do ta përcaktojmë një ecje përpara për muajin prill brenda së cilit do të ketë një takim të nivelit të lartë, mirëpo edhe njëherë po e ritheksoj se duhet të zbatohet e gjithë marrëveshja e në kuadër të marrëveshjes kemi një nen që është për zbatimin e marrëveshjeve të mëhershëm”.

“Por, si një çështje urgjente në aneksin e zbatimit që u dakordua në Ohër parashihet pikërisht çështja e të pagjeturve nga lufta përkatësisht të zhdukurit me dhunë”.

Të ngjashme