Kandidati për kryeministër, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në debatin e radhës “Talk the Talk” të kolegjit Riinvest, ka thënë se Kosova ka nevojë të gjykojë krimet e luftës dhe ato të paqes, raporton EkonomiaOnline.
Ai ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij se “Kosova është shtet i kapur dhe i korruptuar”.
“Ne kemi renditur disa prioritet për nxjerrjen nga kriza të shtetit të Kosovës për vendosjen e përparimit. Shteti ka tri shtylla kryesore ato janë drejtësia, zhvillimi dhe kapja e shtetit. Kapja e shtetit është më e thellë se korrupsioni. Shteti i së drejtës është më i rëndësishëm se kurrë sepse është jetik në qoftë se nuk i kapim këta atëherë shtetit është në rrezik. Në shtet ndërtimin tonë bartës i kemi njerëzit më të ndershëm dhe patriot në vendin tonë”, tha ai.
Kurti ka thënë se në rast qeverisjeje do të bëjnë ndryshime në sistemin e drejtësisë.
“Ne duam ta ndryshojmë qasjen e prokurorëve në Kosovë dhe ti hulumtojmë rastet e krimit dhe të korrupsion dhe ti përcjellin ato mediat. Jam i bindur që do të mund të përpilojnë pjesën më të madhe të aktakuzave dhe nga zyrat e tyre. Kemi nevojë që të hetohen dhe të gjykohen krimet e luftës dhe të paqes. Kemi hapur rrugën që të dënohen kriminelët e luftës. Qasja aktive e prokurorisë është e domosdoshme”, ka thënë ai.
Po ashtu Kurti ka thënë se kanë edhe zgjidhje për zhvillimin e vendit.
Përmendi fondin sovran, si një organ që do të nxjerr vendin nga kriza ekonomike.
“Në anën tjetër është e domosdoshme qe Kosova ta ketë një koncept zhvillimor. sepse në qeverinë që shkojë ka qenë në shërbim të oligarkëve dhe asfaltit , ndërkaq kur vjen puna të nepotizmi e meritojnë kushërinjtë. Një pjesë e administratës publike oraret e punës nuk i kanë shumë efektive, PDK po i kërcënon se kush nuk e voton atë po i nxjerr nga puna. Njëkohësisht duhet ti ndihmojmë bizneset tona sepse janë në gjendje të vështirë. Shteti zhvillimor duhet të ndihmojë në një bankë zhvillimor. Fondi sovran është mjet i politikave industriale të shtetit dhe me këtë rast do të kishim një bord nga parlamenti dhe më pas të zgjidhte një shef i cili do të menaxhonte dhe për një kohë të caktuar t’i shndërronte në fitim prurës”, ka thënë ai.