Kryeministri Albin Kurti, në Kuvend tha se ka rënie të rasteve me Covid-19 prej 75%, raporton Ekonomia Online.
Derisa e ka quajtura dallim drastik prej gjendjes aktuale dhe asaj se si e kanë gjetur kur mori pozitën e kryeministrit.
“Kemi marr masa për të ndaluar shpërndarjen e virusit dhe shifrat kanë treguar atë. Gjendja është shumë më e mirë se si e kemi gjetur, sot kemi rënie të rasteve prej 75%”.
“Është mbyllur mjekësia sportive, për neve para se të trajtohet asketin financiar më e rëndësishme është se jetët e pacientëve nuk janë në rrezik”.
Ndërsa deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu e ka pyetur Kurtin se kur do të kompensohen punëtorët shëndetësorë pasi që u janë mbetur borxh për 5 muaj.
“Kryeministër se sa keni bërë për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor e dimë të gjithë mirëpo që 15 muaj ata po shërbejnë mirëpo shtesat i kanë marr vetëm për 10 muaj atëherë kur do t’i bëni kompensimet?”.