Kurti: Lajçaku t’i japë llogari BE-së, kemi bërë mjaftueshëm për heqjen e masave

Prishtinë | 18 Sht 2023 | 11:21 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për medie, është pyetur nëse do të kërkojë nga Bashkimi Evropian zëvendësimin e emisarit special të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në procesin e dialogut.

Ai theksoi se lidhur me punën e tij ai duhet t’i jap llogari institucioneve të BE-së, raporton Ekonomia Online.

“Emisari evropian Lajçak natyrisht që nuk më jep mua llogari si kryeministër i Kosovës, por ai duhet t’i japë llogari Komisionit Evropian, Këshillit Evropian, Parlamentit Evropian dhe unë besoj se ajo çfarë kam thënë ditëve të fundit e në veçanti sot është më se e mjaftueshme për këtë llogaridhënie të tij atje”, tha ai.

Për masat e vendosur ai tha se Kosova bë bërë mjaftueshëm që ato të hiqen nga ana e BE-së, raporton EO.

“Çështja e masave dhe heqja e tyre ka të bëjë me de-esaklime për verrin e Kosovës nuk ka të bëjë me dialogun. Masat ne i kemi për shkak të përpjekje për de-stabilzimi dhe dhunës në veri të Kosovës. Ne kemi thënë edhe më herë se i dimi me emër dhe mbiemër ata që shkaktuan dhunë”.

“Ka më shumë që dy muaj që nuk ka protesta. Ajo çka ne duhet të jemi të kujdesshëm është që të mos ketë ri-eskalim, po de-eskalim që tani ka ndodhur do të ishe i mjaftueshëm për heqjen e masave. Udhëzimi administrativ do ta bënte normale heqjen e masave. Zvogëlimi i Policisë së Kosovës dy herë pa dyshim që masat nuk kanë arsyer që të jenë më aty”.

Përfundimi pa rezultat i takimit të 14 shtatorit ka ngritur pikëpyetje për të ardhmen e procesit të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

Madje si rezultat i kësaj, po kërkohet që Shtetet e Bashkuara të përfshihen direkt në procesin e dialogut.

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka pritur rezultate më konkrete, gjatë takimit të fundit.

Lajçak tregoi se pas takimit të nivelit të lartë, iu është drejtuar ambasadorëve të vendeve anëtare BE-së, në Bruksel për detajet e takimit.

E presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se bisedimet me Kurtin përfunduan pa sukses, pasi Kurti, sipas tij, “e refuzoi propozimin evropian”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme