Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit bëhet e ditur se mbledhja do të mbahet në orën 10:00.
Mbledhja e fundit e Qeverisë është mbajtur më 5 shkurt, ku është miratuar vendimi për zotimin e Qeverisë për subvencionimin e energjisë.
“Në mbledhjen e sotme është miratuar propozimi i Ministrisë së Ekonomisë për zotimin e Qeverisë për subvencionimin e pagesës së energjisë nga konsumatorët. Sipas vendimit të miratuar, Qeveria e Republikës së Kosovës zotohet për subvencionimin e energjisë në shumë prej 90.000.000.00 € (nëntëdhjetë milionë euro), për të ulur ndikimin e tarifave të energjisë për konsumatorët, duke marrë parasysh rritjen enorme të çmimeve të importit, rrjedhimisht krizën energjetike në të cilën ndodhet vendi”, kishte njoftuar Qeveria.