Deklarimi sot i Kryeministrit Kurti në formën e “afshit”, lutjes, përgjërimit e pse jo edhe mallkimit “Eh sikur ta kishim tash TC Kosova A të rindërtuar nga një kompani gjermane…” tregoi më qartë se asnjëherë tjetër se thelbi i krizës energjetike në Kosovë paska qene për shkak të dallimit të partive tona politike; se kompanitë e cilit shtet duhet shpërblyer për t’i rigjeneruar kapacitet prodhuese energjitike te vendit?
Disa parti, siç duket, paskan qenë më të interesuara që ky privilegj t’u besohet kompanive amerikane. Kurse të tjerat atyre gjermane.
E banalizuar kjo punë i bjen përafërsisht kështu. Partitë tona kanë konkuruar ndërmjet vete të nxitura nga një pyetje bazike; se kush duhet të përfitojë nga taksat e qytetarëve të Kosovës; Amerika apo Gjermania? Ky rivalitet gjeo-ekonomik e paska agravuar tensionin politik në masë të madhe në skenën politike të vendit.
Tashmë është e qartë si loti, se ky antagonizëm e përben thelbin e krizës që na ka kapluar. Kosova është varësuar deri në ekstrem nga burimet e jashtme energjetike. E duke u detyruar ta importojë atë me çmime astronomike. Kompania amerikane Contour Global pasi fitoi u tërhoq nga investimi. Kurse kompania gjermane Bilfinger, për të cilën po vajton Kurti, nuk erdhi. Dhe ne mbetëm ne terr.