Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Anton Quni, u. d. i ministrit të Ministrisë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, priti në takim për herë të dytë brenda një jave Gjeneral Major, Michele Risi, Komandant i KFOR-it në Kosovë dhe këshilltarin e tij politik, Andrea Angeli.
Sipas një komunikate shtypi, në takim është diskutuar lidhur me gjendjen e sigurisë në vend me rastin e përhapjes së virusit Corona dhe masave më të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të pandemisë COVID 19.
“Komandanti Risi, përderisa shprehu mirënjohje për bashkëpunimin mes Qeverisë dhe KFOR-it, po ashtu shprehu edhe gatishmërinë për të thelluar atë. Ai nënvizoi se përball sfidës me të cilën po ballafaqohemi, bashkëpunimi ndërinstitucional është i patjetërsueshëm dhe se ruajtja e sigurisë në Republikën e Kosovës është qëllim i përbashkët”, thueht në njoftimin për medie.