Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje së bashku me ish-deputetët e kësaj partie, kanë vizituar sot ish deputetin Adem Mikullovci në shtëpinë e tij, pasi që ai nuk mundi të shkonte në seancë për shpërndarjen e Kuvendit.
Këtë e ka bërë të ditur ish-deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu, përmes një fotografie të postuar në llogarinë e saj në Facebook.
“Vizita te baca Adem Mikullovci”, ka shkruar Haxhiu në fotografinë e postuar.
Kujtojmë më 89 vota për , 1 kundër dhe 2 abstenime, deputet e Kuvendit të Kosovës vendosën sot për shpërndarjen e VI të legjislaturës së Kuvendit.
Ndërsa Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi,menjëherë pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, ka dalë me një deklaratë.
Sipas deklaratës, shpërndarja e sotme e Parlamentit të Republikës së Kosovës, përshpejton hapat e organizmit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës dhe në mungesë të gatishmërisë së partive politike parlamentare për të krijuar një qeveri të re.