Kurti: Mundësia e zgjedhjes iu kthye qytetarit

Prishtinë | 22 Gus 2019 | 11:11 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se sot iu dha mundësia e zgjedhjes qytetarit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se është pozitive që shpërndarja u votua në mënyrë masive nga deputetët e Kuvendit.

“Mendoj se qeveria e ardhshme nuk do duhej të merrej me vendime të mëdha si Demarkacioni me Malin e Zi që fali toka Kosovë, me prokuror të guximshëm, arsimim cilësor, shëndetësia që bën që spitali të rregullohet si ëndrrat e mjekësisë familje ne Prishtine në kohën e ish-drejtorit Arben Vitia”, ka thënë Kurti.

Kurti ka folur edhe për koalicionin me LDK-në, për të cilin ka thënë se ende nuk ka rezultate konkrete, raporton EO.

“Nuk jemi kundër dialogut, por për dialog me parime. Nuk duhet vazhdohet me Qeveri qe punëson familjarë e militant”.

“Ne konsiderojmë se shteti i kapur i Kosovës është i tillë për shkak të PDK që ka uzurpuar shtetin e ka humbur veten si parti nuk hyjmë në koalicione parazgjedhore me ata që ishin pjese e kësaj Qeverie, këta që kanë qeverisur nuk duhet qeverisur më e sidomos të kemi koalicione parazgjedhore”.

“Kur te vij në pushtet do merremi me luftimin e krimit e korrupsionit”, tha ai, raporton EO.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/587871948411110

Të ngjashme