Kurti në 18-vjetorin e pavarësisë: Kosova po rritet

Prishtinë | 17 Shk 2026 | 07:35 | Nga Gzim Mujaj

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti duke uruar 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ka thënë se po rriten vitet e shtetit të Kosovës, dhe po ashtu po rritet edh fuqia e shtetit,  raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se për lirën që sot e 18 vjet gëzon Kosova është si rezultat i shumë brezave të veprimtarëve që sakifikuan gjithçka.

“Kosova po rritet, po rritet numri i viteve të pavarësisë, po rritet numri i njohjeve të shtetësisë, po rritet ekonomia e vendit, po rritet mirëqenia e qytetarëve, po rritet fuqia e shtetit. Para 18 vjetëve lindi pavarësia e Republikës së Kosovës, por lindi e pjekur, meqenëse shumë breza të veprimtarëve, mbarë populli ynë me gjenerata të panumërta, kanë kontribuar e janë sakrifikuar që ne të jemi të lirë dhe të pavarur, të kemi shtet demokratik dhe sovran. Sot festojmë, por njëkohësisht edhe nderojmë rezistencën paqësore, kryengritjet e armatosura, të cilat kulmuan me luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gëzuar Pavarësia, 18-vjetori, dhe kremtofshim të gjithë bashkë për jetë e mot, tha Kurti.

Të ngjashme