Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një ligjeratë të mbajtur në Universitetin Brown në Boston të Massachusestssit ka bërë një reflektim personal mbi demokracinë e krizat.
Duke i cilësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës si vend të lëvizjeve të mëdha progresive për liritë dhe të drejtat e njeriut, që shpesh burimin e kanë pasur nga studentët dhe universitetet amerikane, Kurti ka thënë se edhe rrugëtimi i tij politik ka nisur para njëzet e pesë viteve, si student universiteti nga një padrejtësi që i bëhej popullit të tij në të drejtën për shkollim të dinjitetshëm.
Ai ka rikujtuar angazhimin në Unionin Studentor të Universitetit të Prishtinës, fillimin e bashkëpunimit me Adem Demaçin, si përfaqësues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, arrestimin e tij nga regjimi i Millosheviqit dhe angazhimin politik pas daljes nga burgu, sërish sipas tij, nevojë e një padrejtësie.
“Në vazhdim të fjalës kryeministri Kurti ka shtjelluar idetë udhërrëfyese dhe veprimet e “Lëvizjes Vetëvendosje”, fillimisht si mosbindje civile ndaj pushtetit të mbikëqyrur nga bashkësia ndërkombëtare”.
““Nëse ndjenja e padrejtësisë ishte ajo që fillimisht më shtyu drejt aktivizmit politik, ajo që më udhëzon sot si Kryeministër i Republikës së Kosovës është ideali i një shërbyesi të mirë””, ka thënë Kurti.
Tutje, kreu i ekzekutivit tha se gjatë vitit të kaluar qeveria e tij është dashur të përballet menjëherë me shumë sfida të vështira, ku përfshihen pasojat e pandemisë COVID-19.
“E megjithatë, pavarësisht gjithë kësaj, ne arritëm të kemi një rritje ekonomike të paprecedentë prej 10.53% gjatë vitit të kaluar, një pjesë e konsiderueshme e së cilës u ushqye nga besimi më i madh i njerëzve ndaj qeverisë sonë”, ka thënë Kurti, përcjell Klankosova.tv.
Më tej, Kurti foli edhe në lidhje me krizat e demokracisë në rajon, duke thënë se sa më demokratike të bëhen shoqëritë e Ballkanit Perëndimor, aq më të mëdha janë shanset për paqe afatgjate dhe bashkëpunim mes kombeve në këtë pjesë të botës.
“Me rrëshqitjen demokratike që po ndodh në sfondin e kërcënimeve kaq të mëdha ekzistenciale si ndryshimi i klimës dhe lufta bërthamore, rreziqet janë shumë të larta që ne të qëndrojmë pa vepruar”, u shpreh Kurti,