Kryeministri Albin Kurti së bashku me Përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Polikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell, dhe Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi, kanë folur në një konferencë për medie për takimin e katërt të Këshillit të Stabilizim Asociimit, shkruan EkonomiaOnline.
Nga Brukseli, Kurti shprehu qëndrimin se i gjithë Ballkani Perëndimor dhe Kosova në veçanti duhet të ecin sa më shpejt që është e mundur në rrugën drejt BE-së.
“BE-ja është e ardhmja jonë dhe Evropa është kontinenti ynë. Ne besojmë se kushtet e BE-së duhet të jenë të drejta dhe të ndërlidhura më progresin e vërtetë dhe të na motivojnë se rruga e Kosovës është drejt BE-së dhe që të jetë progres më i qëndrueshëm. Për të përforcuar besimin tek BE-ja ne besojmë që është shumë më rëndësi që të ketë liberalizim të vizave për Kosovë”, deklaroi Kurti.
Sipas tij, ky takim është një arritje tejet e rëndësishme në zbatimin e MSA-së sidomos në kuptimin e fillimit të fazës së dytë implementimi të prioriteteve politike në agjendën evropiane të reformave.
Kosova dy muajve kemi miratuar planin për ERA 2 me prioritetet që dalin nga MSA-ja.