Kurti udhëton për në Rumani, merr pjesë në konferencën e Partive Socialiste

Prishtinë | 06 Pri 2024 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, ku do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Partia Socialiste Evropiane (PES), në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet evropiane në qershor të këtij viti.

Gjatë qëndrimit atje, kryeministri do të ketë takime me përfaqësues dhe liderë të partive të ndryshme simotra, sipas njoftimit nga zyra e tij.

Të ngjashme