Kurti në mbledhje të partisë flet për “sukses të jashtëzakonshëm”: Qytetarët po shohin të ardhshme më të ndritshme

Prishtinë | 29 Maj 2022 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti iu foli anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje se si deri më tani Qeveria “i ka tejkaluar parashikimet”.

Ai foli për sukeseset e Qeverisë dhe tha se me LVV-në në Ekzekutiv, “Kosova është bërë fanar i demokracisë dhe i zhvillimit në rajon”.

Sipas Kurtit, “për një vit Qeverisje, Kosova ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm”.

Kryeministri dhe kryetari i LVV-së tha se tani “qytetarët po shohin një të ardhme më të ndritshme në Kosovën e tyre”.

Ai foli për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës si dhe për planet për anëtarësim në NATO e BE.

“Anëtarësimi ynë në këtë institucion është vlerë e shtuar për këshillin dhe mundësi për Kosovën që të përparojë edhe më shumë në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit. Gjithashtu jemi duke bërë përgatitjet drejt anëtarësimit në Programin për Partneritet dhe Paqe në kuadër të NATO-s dhe do të aplikojmë edhe për anëtarësim në Bashkimin Europian”, tha Kurti./express/

Të ngjashme