Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka vizituar komunën e Mamushës ku dhe është takuar me kryetarin e kësaj komune dhe ka vizituar disa prej fermerëve që kanë pësuar dëme pas reshjeve, raporton Ekonomia Online.
Kurti ka thënë se buqëve duhet t’i dilet në ndihmë sepse ata janë kontribuues në buxhetin e shtetit.
Mes tjerash Kurti ka thënë se do dëmet do të rishikohen nga një komision që do të bëjë evidentimin e tyre.
Ai tha se kjo fatkeqësi që goditi vendin nuk mbahet mend as nga më të vjetrit.
“Gjendemi në Mamushë së bashku me ministrin e Bujqësisë ku u pritëm nga pronari i kësaj sere që është 1 hektar. Po e shohim vetë dëmin e madh. Ne biseduam me një plak 70 vjeçar dhe ai tha që në jetën time nuk kam parë të bie kështu breshër”.
“Popullit punëtor të Nëpërbishtit dhe të Mamushës ne duhet t’i ndihmojmë sepse ata kontribuojnë në buxhetin e shtetit. Ekziston edhe buxheti i ndarë për ministrinë e Bujqësisë dhe duhet të bëhet evidentimi i dëmeve me një komision dhe pastaj të bëhet vlerësimi i tyre”.
“Kur sheh një prodhimtari të madhe natyrisht që shteti, Qeveria dhe shoqëria jonë do të duhej t’i ndihmojmë edhe kur nuk kanë nevojë”.
Ministri në detyrë i Bujqësisë Besian Mustafa ka thënë se do t’i dalin në ndihmë bujqve. Ai ka dhënë sqarime edhe sa i përket ndarjes së subvencioneve për bujqit, raporton EO.
“Ne si ministri do të jemi të përkushtuar që t’i përkrahim bujqit tonë edhe në këtë situatë emergjente. Unë kam gjetur një borxh në subvencione me 25 milionë euro dhe gjithë detyrimet me subvencione javën e kaluar kam përfunduar”.
“…po ashtu kemi është sfida teknike sepse fermerët nuk kanë arritur t’i përfundojnë punimet dhe që të jenë përfitues të granteve, mirëpo kam nxjerr një vendime që afati kohor të shtyhet deri pas kalimit të pandemisë. Të gjitha grantet dhe detyrimet do të paguhen”.
Abdylhadi Krqsniqi kryetar i komunës së Mamushës, tha se dëmet e serave janë rreth 3.5 milionë euro, prandaj shtoi se u duhet ndihma e Qeverisë, raporton EO.
“Falënderoj Qeverinë për mbështetjen. Më herët nuk kemi parë kësi breshëri dhe po shpresojmë që Qeveria do të na del në ndihmë. Po atëherë vetëm najllona çka janë shkaktuar dëme janë diku 3.5 milionë euro”.