Kryeministri Albin Kurti nuk e ka në agjendë takimin me presidentin Hashim Thaçi.
Klan Kosova mbrëmë mësoi se Thaçi kishte planifikuar se sot në mëngjes t’i dërgonte një ftesë me tri termine kryeministrit Kurti: 10:00, 10:00 dhe 12:00.
Përderisa Zyra e Kryeministrit nuk ka qenë e qasshme që të konfirmojë nëse kanë pranuar një ftesë të tillë, kanë dërguar agjendën e Kurtit për sot, por në të cilën nuk parashihet takimi me presidentin.
Po ashtu, as Presidenca nuk ka qenë e qasshme.
Kjo është agjenda e Kurtit:
1. Kryeministri Albin Kurti pret në takim Ambasadorin e Japonisë në Kosovë, SH.T. Akira Mizutani.
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 12:15
2. Kryeministri Albin Kurti viziton Shoqatën e të Burgosurve Politik.
VENDI: Selia e Shoqatës së të Burgosurve, Prishtinë
KOHA: 13:30.