Arton Muhaxhiri, nënkryetar i Degës së PDK-së në Pejë, konsideron se lideri i Vetëvendosjes dhe kryeministri aktual, Albin Kurti, nuk e njeh asnjë proces historik që ka kaluar Kosova, ku ai vetë nuk ka qenë pjesëmarrës.
“Albini nuk e njeh asnjë proces historik që ka kaluar Kosova, ku pjesë e tyre nuk ishte ai vetë; as luftën, as çlirimin, as pavarësinë dhe asnjë zhvillim tjetër që ka ndodhur gjatë dy dekadave të fundit”, ka shkruar Muhaxhiri, në një postim në Facebook.
“Edhe pse është kryeministër Albin Kurti nuk e njeh as Kosovën shtet, sepse duke mos ia njohur proceset historike nuk mund ta njohësh as shtetin si të tillë”, ka theksuar Muhaxheri, i cili është njohës i mirë i Vetëvendosjes, pasi për disa vite ka qenë pjesë e këtij subjekti.