Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk merr pjesë në takimin konsultativ me Presidentin Hashim Thaçi, raporton Ekonomia Online.
Këtë e ka bërë të ditur një burim brenda VV-së.
“Kryeministri Kurti nuk merr pjesë në këtë takim, sepse konsiderojmë se ky takim nuk është në përputhje me Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë një burim brenda VV-së.
Ndërkohë, partitë tjera e kanë konfirmuar takimin me presidentin Thaçi. I pari që është parë të hyjë ne takim me Thaçin ishte kreu i LDK-së Isa Mustafa.