Kurti nuk shkon për vizitë atje ku nuk i duartrokasin

Prishtinë | 20 Jan 2023 | 23:46 | Nga Dardan Molliqaj

Si është e mundur, si, që edhe në fatkeqësi natyrore të bëhen dallime të tilla?

Kryeministri zgjodhi Istogun për vizitë, larg vërshimeve të mëdha, ndërsa Sveçla luan burokratin e kërkon procedura.

Dallimet klasore me ato politike kurrë më shumë nuk kanë qenë të dukshme e të territorializuara sesa sot. Kështu duket segregimi kulturor dhe ndarja klasore.

Drenica në baltë ishte lënë nga regjimin jugosllav. Ky diferencim, në një kuptim po mbetet ende gjallë. Skenderaj edhe sot në baltë.

Kurti nuk e tejkalon dot vetën. Nuk shkon për vizitë atje ku nuk i duartrokasin. Egoja mbi të gjitha.

Të ngjashme