Kurti: Opozita në Kushtetuese orë e çast sepse i kanë zgjedhur gjyqtarët në kohën e PAN-it

Prishtinë | 07 Sht 2025 | 12:36 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se konstituimi i Kuvendit është zvarritur për më shumë se katër muaj për shkak të ankesave nga partitë opozitare në Gjykatën Kushtetuese, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se AAK-ja, PDK-ja dhe LDK-ja kanë bërë ankesa të njëpasnjëshme në Gjykatën Kushtetuese, sepse sipas tij, këto parti, përdorën gjykatën për ta bllokuar procesin.

Sipas Kurtit, shumica e gjyqtarëve të Kushtetueses janë emëruar në kohën kur qeveriste PAN-i dhe Lista Serbe, prandaj edhe këto parti po i drejtohen Kushtetueses “orë e çast”.

“Edhe shumë absurde, edhe shumë e dëmshme. Që nga fillimi e deri te zgjedhja e Dimal Bashës kryetar, pra nga katër muaj e gjysmë, prej mesit të prillit deri në fund të gushtit, janë vonesa prej Gjykatës Kushtetuese. Një muaj e gjysmë kanë vonuar për ta trajtuar ankesën e AAK-së, pastaj atë të PDK-së dhe LDK-së.

Pra, dy të tretat e kohës na i ka marrë Gjykata Kushtetuese. Opozita orë e çast atje, a e dini pse? Sepse 5 nga 7 gjyqtarë të saj janë zgjedhur në vitin 2018, në kohën e PAN-it dhe Listës Serbe. Ne i fituam 3 herë zgjedhjet, ata mbetën sërish në Gjykatë, thuajse është ende viti 2018”, ka thënë ai.

Të ngjashme