Kurti paralajmëron dy ekipe për dialogun me Serbinë dhe shtim të masave kundër Coronavirusit

Prizren | 09 Pri 2020 | 12:05 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar Komunën e Prizrenit, ku është takuar me  kryetarin e komunës Mytaher Haskuka.

Të dy kanë biseduar lidhur me situatën e krijuar nga Coronavirusi, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se ditëve në vazhdim do të ketë shtim të masave sa i përket parandalimit të pandemisë.

“Pushteti lokal shëndetësia infrastruktura dhe ministria e punëve të brendshme do të komunikojnë me secilën komunë në mënyrë që masat t’ia përshtat gjendjes. Do të ketë shtim të masave. Nuk do të bëjë dallim sa i përket vizitave të komunave. Do të shkojë gjithandej vetëm me kohë”.

Kurti në Prizren ka folur edhe për dialogun me Serbinë. Ai ka thënë se do të formohen dy ekipe që do ta përcjellin këtë proces. Ekpi i parë sipas tij, do të jetë politikë dhe do të përbëhet nga krerët e institucioneve.

“Unë më këshilltarët politikë kam bërë edhe një lloj plani se si do të zhvillohet dialogu me Serbinë dhe besoj që janë të nevojshëm dy ekipe krahas njëra- tjetrës. Ekipi i parë do të jetë politik përfaqësuese që përbehet nga kryeministri, presidenti, kryeparlamentarja dhe nga një përfaqësuese i 7 partive politike që janë në Kuvend”.

“Në anën tjetër nevojitet edhe një ekip me ekspert të fushave të ndryshme, meqenëse në dialogun ka aq shumë tema që duhet të ngritën. Pra, jam në përgatitje edhe të formimit të një ekipi të tillë, por po e theksoj nuk është prioritet, por nuk e lemë anash”.

Ndërsa ekipi i dytë nga eksperët ët fushave të ndryshme, cështje për të cilën i mbetet që të vendos ditëve në vazhdim.

Sipas tij, Spitali i Prizrenit dhe policia janë të angazhuar në luftimin e pandemisë.

“Pas Malishevës erdhëm në Prizren dhe do të vazhdojmë në Sharr e Dragash dhe qëllimi ynë është masat që janë marr nga komuna e Prizrenit dhe i kemi tre të infektuar dhe një ka vdekur një është shëruar dhe tash është vetëm një. Edhe spitali i Prizrenit, Policia të gjithë bashkë po organizohen mirë në mënyrë që shpërndarja të jetë sa më e vonuar në kohë”.

“E përgëzoj kryetarin Haskuka për punën dhe angazhimin qe ka bërë dhe ju bëjë thirrje gjithë qytetarëve qe ta shtojnë disiplinën në do ët dhe javët në vijim të këtij muaji. Virusi nuk ka këmbë të veta, por i ka këmbët tona sepse nëse në lëvizim shumë atëherë i rrisim shanset virusit”, tha Kurti.

Kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka tha se qytetarët e Prizrenit i kanë respektuar masat që janë ndërmarr nga Qeveria e Kosovës, raporton EO.

“Një takim konsultues lidhur me pandeminë. Kryeministri na njoftoj për gjendjen në Kosovë dhe për masat që janë marr po ashtu edhe ne e informuar lidhur me gjendjen në komunën e Prizrenit”.

“Po ashtu falënderova për pakon fiskale në këtë kohë pandemie dhe jemi të kënaqur me respektimin e masave në komunën e Prizrenit dhe kërkoj mirëkuptim nga qytetarët për me vazhdu respektimin e masave. Kosova e ka shkallën më të ulët në regjion”.

Të ngjashme