Kryeministri dhe njëherësh kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një prononcim për Ekonomia Online, tha se janë duke punuar që raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, i cili mbahet më 14 nëntor, të zhvillohet sa më mirë.
Kurti shtoi se Qeveri do të garantojnë zgjedhje demokratike të lira e fer. Kur u pyet për rezultatin që pret nga këto zgjedhje, ai theksoi se Vetëvendosje synon dhe dëshiron që të fitojë.
“Ne do të përpiqemi që të shkojë gjithçka në rregull sa i përket procesit zgjedhor, që të mos ketë incidente, të jenë zgjedhje demokratike, të lira e fer”.
“Si Qeveri e Kosovës jemi në mbështetje të institucioneve, mekanizmave shtetërorë që të organizojmë zgjedhjet. Ne natyrisht synojmë e dëshirojmë që të fitojmë”.
Lëvizja Vetëvendosje në raundin e parë nuk e fitoi asnjë Komunë. Ndërsa në balotazh, kandidatët e saj garojnë në 12 komuna.
Sipas rezultateve përfundimtare të publikuara të enjten, nga KQZ-ja, raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë do të mbahet në këto 21 komuna: Gjakovë, Drenas, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë-Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamushë dhe Kllokot.
Në raundin e parë që u mbajt me 17 nëntor, PDK fitoi katër komuna; LDK – dy dhe AAK – dy.
Lista Serbe ka fituar më së shumti komuna në këto zgjedhje lokale. Kjo parti ka arritur të fitojë në nëntë komuna, të cilat janë të banuara me shumicë serbe.