Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk është koha për ambicie të vogla por për hapa të mëdhenj.
Ky postim i Kurtit vie pas arritjes së marrëveshjes për targa në mes Kosovës dhe Serbisë, mbrëmjen e të mërkurës ndonëse të njëjtës, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, Kurti iu referua si dakordim dhe jo marrëveshje. Ai ka thënë se pajtueshmëria e mbrëmshme i hap dyert bisedimeve për normalizimin e plotë të mardhënieve Kosovë-Serbi.
“Nuk ka kohë për ambicie të vogla, është koha për hapa të mëdhenj. Pajtueshmëria e djeshme hap rrugën për bisedime intensive për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë bazuar në Propozimin e BE-së të mbështetur nga Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka deklaruar Kurti.
Krahas kësaj, ai ka shprehur mirënjohjet e tij ndaj ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Hovenier për rolin, mbështetjen dhe përkushtimin e tij.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar në seancës plenare të Kuvendit të Kosovës se ndonëse çështja e targave është një çështje teknike, pasojat e së njëjtës janë më shumë politike. Sipas tij, ajo e mbrëmshmja nuk paraqet një marrëveshje, por një dakordim.
Kryediplomati evropian, Josep Borell, ka bërë të ditur se është arritur një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me çështjen e targave.
Më herët të mërkurën filloi takimi trepalësh në mes përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, takim ky nga i cili u arrit marrëveshje.
Borrell ka bërë të ditur se Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës, kurse Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.
No time for small ambitions, it’s time for big steps. Yesterday's accordance paves the way for intensive talks on the full normalization of relations w/ Serbia based on the EU's Proposal supported by 🇫🇷, 🇩🇪&🇺🇸. Thankful to @USAmbKosovo Hovenier for his role, support & dedication.
— Albin Kurti (@albinkurti) November 24, 2022