Në një intervistë për mediumin serb N1, Albk Kurti ka thënë se flamuri i Kosovës është aprovuar në mënyrë jodemokratike, dhe identiteti kombëtar kosovar nuk ekziston.
“Flamuri shqiptar është shumë i vjetër dhe ka shumë histori në të. Flamuri i Kosovës do të jetë në zyrën e Kryeministrisë, kur e aprovuan flamurin kosovar, nuk kishte as demokraci e as histori në atë flamur, vetëm gjeografi. Në atë mënyrë jodemokratike kur u aprovua flamuri, ai shqiptar u shëndrrua në flamur të rezistencës. Ne sa i përket identitetit kombëtar, jemi shqiptar. Nuk ekziston identiteti kombëtar kosovar, por ekziston shteti Kosovë”, ka thënë ai.
Tutje, Kurti në këtë intervistë ka folur edhe për marrëveshjen me Serbinë, për të cilën ka thënë se nuk do të ndodhë në pranverën e vitit që po vjen.
“Marrëveshje me Serbinë nuk ka në pranverën e ardhshme. Nuk ka pajtim pa besueshmëri, duhet të arrihet besimi e kjo nuk ekziston. Pasi, po shtiremi ‘ejani të pajtohemi për vlera’, a nuk jemi të një mendimi rreth fakteve të luftës në të cilën ishin të gjithë të përfshirë. Është e nevojshme të pajtohemi për vlera, por na duhet pajtueshmëri për fakte”, theksoi ai.