Albin Kurti nga Vetëvendosje ka thënë se nuk është në parim kundër dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit, por sipas tij, ai duhet të bëhet me serbët nga Kosova.
Në një intervistë për Expressin e Beogradit, Kurti ka theksuar se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, mund të shihet më shumë si një Republikë e re serbe.
Kurti ka shtuar se me negociatat e pezulluara me Beogradin, për gjashtë vite bisedime, u fitua pak e u investua shumë në to.