Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, iu ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, për shkak të situatës së krijuar nga virusi Covid-19
Përmes një postimi në Instagram, Kurti ka shpërndarë videon e reperit Kosovar, Capital T, i cili bën thirrje që të gjithë të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre.
“Shumë herë ju kam thirrë t’dilni n’protesta. Tash është trimni t’qëndroni n’shpi”, ka shkruar Kurti në mbishkrimin e videos ku shihet reperi Capital T.
Për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin që të mbyllen të kafiteritë, qendrat tregtare e të gjitha vendet ku ka fluks të madh të qytetarëve.
Vetëm marketet ku shiten gjërat ushqimore dhe barnatoret, po qëndrojnë të hapura në tërë vendin.
Ndërkohë, deri më tani, në Koosvë janë konfirmuar pesë raste me koronavirus.