Kurti: Përmes platformës “Superpuna”, janë ndihmuar shumë familje të komuniteteve

Prishtinë | 29 Mar 2023 | 12:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjatë vitit 2022, 104 romë, ashkali e egjiptianë kanë fituar bursa, 34 për qind më shumë se sa vitet e kaluara, raporton Ekonomia Online.

Në konferencën për koordinimin e donatorëve për komunitetin jo shumicë, Kurti tha se me subvencionimin e pagës së punëtorëve përmes platformës “Superpuna”, janë ndihmuar shumë familje të komuniteteve.

“Ne dëgjojmë se nganjëherë jo vetëm që është e nevojshme të kesh njohuritë e duhura, Qeveria është duke punuar që ta luftojë korrupsionin dhe nepotizmin. Njerëzit nga ekipi im janë takuar me resurset humane, Universitetin e Prishtinës, Policinë e Kosovës. Vitin e kaluar 104 romë, ashkali, egjiptianë kanë fituar bursa, 34 për qind më shumë se sa vitet tjera. Duke subvencionuar pagat për punëkërkuesit, kemi ndihmuar familjet e komuniteteve. ‘Superpuna’, mundëson subvencionimin e të rinjve nga mosha 18-25 vjeç”, tha Kurti, teksa përmendi edhe një rast të tij ku kishte takuar një grua që punonte punë dore. Tha se e njëjta nuk kishte shumë sukses pasi nuk kishte financa.

“Më kujtohet kur jemi takuar me një goran të Dragashit, gruaja e tij ka pasur një talent për punë dore, por nuk kishte financa. Burri i saj fliste anglishten shumë mirë dhe kur u takuam me të në zyrën time, mbaj mend se kam ndjerë obligim të fuqishëm që t’u ndihmoj atyre. Kemi ofruar mundësi për të rritur shkollimin për komunitete joshqipfolëse. Projekti ynë ‘Code’ ofron trajnim të IT-së për të rinjtë, në bashkëfinancim të Ministrinë e Ekonomisë dhe Bankës Botërore”, tha ndër të tjerash Kurti.

Të ngjashme