Kurti pjesëmarrës në Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, që mbahet në Greqi

Prishtinë | 16 Kor 2023 | 17:53 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Kurti po merr pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të jetë pjesëmarrës i edicionit të 25-të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI që mbahet në Greqi.

Pjesëmarrja e Kurtit është konfirmuar nga Zyra e Kryeministrit të dielën përmes një komunikate për media.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti nga sot po merr pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, që mbahet në Greqi e ku po marrin pjesë politikanë progresistë e akademikë të shquar”, thuhet në komunikatë, përcjell teve1.info

Simpoziumi Ndërkombëtar SYMI është themeluar nga ish-kryeministri i Greqisë, George Papandreou dhe organizohet çdo vit. Ky edicion i sivjetëm titullohet “Cila botë në vitin 2030? Trajtimi i Sindromës Icarus”

Which World in 2030? Addressing the Icarus Syndrome).

Kjo është hera e gjashtë që kryeministri Kurti është pjesëmarrës në këtë organizim.

Siç kanë raportuar mediat në Shqipëri, kryeministri Kurti nuk i është përgjigjur ftesës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për një takim jo formal të hënën me kryeministrat e vendeve të rajonit, ku do të diskutohej për Procesin e Berlinit.

Teve1.info, i ka dërguar pyetje zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu nëse Kurti do të marrë pjesë në këtë takim, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Të ngjashme