Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se gjatë këtij viti do të plotësohet kuota për personat me aftësi të kufizuara, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se Ministria e Financave është duke punua për Projektligjin për këtë kategori.
“Ne synojmë të mobilizojmë për një vend për një qasje të barabartë. Zyra për qeverisje të mirë ka filluar nismat e para të kalendarit për vitin 2022. Gjatë vitit 2022 të plotësojmë kuotën për personat me aftësi të kufizuara. Ministria e Financave po punon në projektligjin për personat me aftësi të kufizuara. Qasje më të lehtë në gjuhën shqipe”, tha Kurti.