Kurti premton mbulueshmëri e modernizim të rrjetit 4 e 5G në muajt e ardhshëm

Prishtinë | 29 Dhj 2023 | 16:16 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë vizituar këtë të premte Telekomin e Kosovës me rastin e përfundimit të vitit 2023.
Nga atu u raportua për arritjet në Telekomin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Kurti tha se para dy viteve ka qenë këtu me ministrin e ekonomisë, Hekuran Murati dhe që nga ajo kohë ka pasur ndryshime të mëdha.

Ne i premtuam mbështetje të pa rezervë brodit të Telekomit që ta vazhdojnë procesin e rimekëmbjes, ndërsa sot dy vite më vonë po festojmë duke i parë rezultatet e reja”-deklaroi Kurti.

Ai shtoi se me kredinë prej 20 milionë eurosh janë duke u bërë ndryshime në centralin bërthamor, si dhe antenta BTS shtesë në rajonin e Gjilanit dhe Ferizajit.

Kurti tha se ato mjete po vazhdohen të përdoren duke dal në fitim Telekomi.

“Shërbimet fikse janë zgjeruar në zona të stacioneve policore, e që pritet të shohim vitin tjetër edhe në Mitrovicë. Nga janari deri në nëntor kemi pasur fitim prej 5.9 milionë euro, me 5%.
Është inspiruese të shohim se si një kompani me humbje prej 10 viteve fiton kështu e kjo do te kthehet në të mira me synim shtrirjen në gjithë vendin, me mbështetje të plotë nga Qeveria.”-deklaroi kryeministri Kurti.

Tutje, ai tha se përkushtimi tregohet edhe nga pagesat e kompanise e bëra me kohë, ku
dy projekete të mdha si modernizimi i rrjetit mobil me 4g e 5g do bëhet pas muajve të ardhshem.

“Telekomi ka bërë një tranformim të shkëlqyer duke treguar se qyetarët do të mbulohen me mjaftueshmeri rrjeti për qka edhe zotohem se me ministren Rizvanolli e bordin e Telekomit do të krijojmë mjedis inovativ e të përparuar”- përfundoi Kurti.

Traditë në fundvit vizita tek Telekomi tha Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e cila deklaroi se vizionin për këto arritje e kishin para dy viteve kur bisedonin për sfidat e tij.

“Me një kompani suedeze-kroate kemi nënshkruar marrëveshje prej 5 milionë eurosh e cila do të punësoj deri 30 persona gjatë viteve të ardhshme, për softëer, si ç bëhet në Amerikë e vende tjera”- deklaroi Rizvanolli.

Ajo tha se Telekomi po tregon që me investime po jep indirekt rezultate.

“Jam shume lumtur që po takohemi në një situatë tjetër kur investimet kanë filluar të realizohen, Gjilani e Ferizaji janë mbuluar me antena të reja e rrjet më të mirë, si në fshatra, 4 komuna veriore ku policia është dashur të shfrytëzoi telefonat të kolegëve serb e tani kemi mbulueshmëri të mire”- shtoi ajo.
Ajo u shpreh e lumtur për performancë financiare si një burim i investimeve të vazhdueshme që do ndodhin në vazhdim duke thënë se Telekomi po jep shembull të mirë edhe tek institutucionet tjera.

E pranishme në konferencë ishte edhe e kryeshefja e Telekomit,  Burbuqe Hana
e cila në pyetjen e adresuar rreth problemeve me rrjet tha se Vala në Prishtinë  është ende me teknologji të vjetër, e që pritet së deri në qershor të ketë teknlogji më të avancuar.
Tutje, Hana përmendi edhe rastin me 5.6 milionë euro, i dërguar në Gjykatë, ku tha se sistemi i drejtësisë ka trumfuar krejt në fund, ku tha se vendimi i shpallur me 30 nëntor adiminstrativ ende nuk iu ka ardhur.

“Me vendim të gjykatësit, është kthyer rasti në rishqyrtim dhe është ndërruar gjykatësi i cili kishte marrë vendim skandaloz”-deklaroi Hana.

Të ngjashme