Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot pret në takim senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters.
Takimi pritet të zhvillohet në orën 15:00 në ndërtesën e Qeverisë dhe paskëtaj pritet të ketë deklarim për media.
Kujtojmë se më 18 maj 2023, në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjegjësisht në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë, është zhvilluar një seancë dëgjimore me temën “Vlerësimi i Politikës së ShBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor”.
Në këtë seancë kanë raportuar këshilltari i Lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe i dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.