Kurti pret në takim lamtumirës Sprecher: Zvicra një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës

Prishtinë | 16 Kor 2026 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Kryministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës, Jurg Sprecher, të cilin e falënderoi për bashkëpunimin e afërt dhe kontributin në kultivimin e marrëdhënieve dhe forcimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve.

Kurti në postimin në Facebook, thotë se Zvicra mbetet një nga mbështetëset më të mëdha të Kosovës nga çlirimi e deri të zhvillimi dhe forcimi i institucioneve të Kosovës.

Ai shprehu mirënjohje për kontributin e Zvicrës në kuadër të KFOR-it dhe programin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), në kuadër të të cilit për periudhën e re 2026-2029 janë të zotuara më shumë se 64 milionë CHF për Kosovën, pas 88 milionë CHF për periudhën paraprake 2022-2025.

Të ngjashme