Kurti pret në takim Lumir Abdixhikun

Prishtinë | 26 Maj 2021 | 07:59 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet sot me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.

Takimin e Abdixhikut me Kurtin e ka konfirmuar zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halmi.

 “Takimi do të mbahet, të mërkurën (26 maj) duke filluar nga ora 11:00”, ka deklaruar Halimi.

Ndërkaq edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim.

“Po, do të marr pjesë”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ndryshe, Kurti dje ka pritur në takim kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Pas takimit, Haradinaj tha folën për dialogun e Kosovës me Serbinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme