Kurti pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin

Prishtinë | 23 Pri 2021 | 12:10 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, raporton Ekonomia Online.


Ai theksoi që kjo ishte vizita e tij e parë zyrtare në Kosovë, që kur është zgjedhur Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 30 gusht 2020.

Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, si model i fqinjësisë së mirë.  Kryeministri Kurti dhe ministri Osmani biseduan për veprime konkrete dhe koordinim më të mirë mes dy qeverive, për të lehtësuar transportin rrugor dhe qarkullimin e mallrave. Po ashtu u dakorduan lidhur me hapat e mëtejmë rreth organizimit të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, ku do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh mes të dy shteteve.

Ministri Osmani u shpreh i lumtur për konfirmimin e pjesëmarrjes së kryeministrit Kurti në Samitin e Prespës, që planifikohet të mbahet në korrik të këtij viti.

Temë e takimit ishte edhe çështja e integrimit evropian, ku kryediplomati konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Maqedonisë së Veriut për Kosovën në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Mediet janë lejuar të marrin pamje në fillim të takimit. Përderisa kryediplomati nga Maqedonia e Veriut është pritur nga presidentja Vjosa Osmani dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Nga këtu Osmani tha se nuk duhet rënë në kurthe të tilla duke ju referuar një dokumenti i cili thuhej së ishte përgatitur nga kryeministri i Sllovenisë, i cili prashite ndryshim të kufijve në Ballkan, por që më vonë ishte mohuar.

Të ngjashme