Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti ka prezantuar emrat e kabinetit të tij qeveritar para deputetëve të legjislaturës së tetë, e cila u konstituua para disa orësh. Qeveria Kurti do të ketë 3 zëvendëskryeministra e 15 ministri. Pesë ministri do të udhëhiqen nga gra. Qeveria Kurti 2 do të duket kështu: Albin Kurti – […]
Kurti prezanton kabinetin qeveritar me 3 zv.kryeministra e 15 ministra

Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti ka prezantuar emrat e kabinetit të tij qeveritar para deputetëve të legjislaturës së tetë, e cila u konstituua para disa orësh.
Qeveria Kurti do të ketë 3 zëvendëskryeministra e 15 ministri. Pesë ministri do të udhëhiqen nga gra.
Qeveria Kurti 2 do të duket kështu:
- Albin Kurti – Kryeministër
- Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër i parë për Integrime evropiane, Zhvillim dhe Dialog;
- Donika Gërvalla – Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Punëve të Jashtme;
- Emilia Rexhepi – Zëvendëskryeministre e tretë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut;
- Hekuran Murati – Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve
- Albulena Haxhiu – Ministre e Drejtësisë
- Arben Vitia – Ministër i Shëndetësisë
- Arbërie Nagavci – Ministre e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
- Hajrullah Çeku – Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit
- Elbert Krasniqi – Ministër i Administrimit Lokal
- Liburn Aliu – Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
- Faton Peci – Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
- Armend Mehaj – Ministër i Mbrojtjes
- Xhelal Sveçla – Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike
- Rozeta Hajdari – Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
- Artane Rizvanolli – Ministre e Ekonomisë
- Goran Rakiq – Ministër për Komunitete dhe Kthim
- Fikrim Damka – Ministër i Zhvillimit Rajonal
https://vimeo.com/527388554
LEXO EDHE:
https://ekonomiaonline.com/politike/kurti-prezanton-planin-qeverises-premton-ndihma-sociale-per-nena-e-femije/











