Kurti prezanton Metë Shatrin si pjesë të listës së VV-së për deputet

Prishtinë | 13 Maj 2026 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, ka njoftuar se Dr. Metë Shatri i është bashkuar subjektit politik dhe do të jetë pjesë e listës për deputet.

Përmes një postimi publik, Kurti tha se Shatri vjen nga fshati Tomoc i Komunës së Istogut dhe nga një familje me traditë atdhetare dhe kontribut për çështjen kombëtare.

Sipas Kurtit, Dr. Shatri ka përfunduar shkollimin fillor dhe të mesëm në Istog, ndërsa studimet universitare në Fakultetin e Mjekësisë në Universiteti i Prishtinës, në drejtimin e Stomatologjisë, ku ka diplomuar në vitin 2013.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se Shatri ka përfunduar specializimin në vitin 2020 në Qendra Klinike Stomatologjike Universitare e Kosovës dhe gjatë karrierës së tij profesionale ka ndjekur trajnime e avancime të shumta në fushën e stomatologjisë.

Në postim thuhet se Dr. Shatri është themelues dhe udhëheqës i ordinancës specialistike stomatologjike “DentLine”, ku ushtron veprimtarinë e tij profesionale.

“Mirë se vjen, Metë!”, ka shkruar Kurti në fund të postimit të tij.

Të ngjashme