Kurti prezanton planin qeverisës, premton ndihma sociale për nëna e fëmijë

Prishtinë | 22 Mar 2021 | 17:51 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka prezantuar planin qeverisës para deputetëve, duke paralajmëruar reforma në shëndetësi, drejtësi e arsim.

Mes tjerash, Kurti theksoi se “pabarazinë ekonomike do të luftojë me skema sociale dhe zhvillim ekonomik”, duke premtuar ndihma sociale për fëmijët dhe nënat e papuna.

Një tjetër premtim i Kurtit është se do të ngrisë padi ndaj Serbisë për gjenocidin e kryer në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

“Do të ngre padi ndaj Serbisë për gjenocidin e kryer në Kosovë. Kemi 1662 persona të zhdukur, por jemi të vetëdijshëm që 22 vjet pas luftës të gjithë familjarët duhet ta dijë të vërtetën dhe asnjë program nuk mund të arrihet nëse nuk ka progres në këtë fushë. Pa njohjen e realitet nga ana e Serbisë nuk do të ketë normalizim të marrëdhënieve”, tha Kurti.

“Pas shumë pengesave ajo sot po bëhet realitet dhe jemi  mbledhur këtu për të njetësuar vullnetin e qytetarëve. Pandemia mbetet sfida kryesore dhe pa humbur kohë me ministrin e MSh-së do të fillojmë luftimin e pandemisë dhe brenda vitit synojmë sigurimin e vaksinave për 60% të popullsisë, drejtësia arsimi dhe ekonomia kanë nevojë për reformë. Në Kosovën e papunë çdo vit është më i rëndë për qytetarët, ankthi i vazhdueshën për gjetjen e një vendi të punës është shtuar. Do të fillojmë me reformën në drejtësi dhe procesi i vettingut do të vazhdojë aty ku ka mbetur vitin e kaluar. Arsimi do të reformohet dhe shkollat tona duhet të kthehen në vende, dhe do të rishikojmë kurikulat në arsimin e hershëm. Do të bëjmë ndërlidhjen e arsimit me tregun e punës”, tha Kurti.

Ai ka thënë se do të ndahen mjete edhe fëmijët, nënat e papuna.

Kurti ka premtuar se fëmijët deri në 2 vjeç do të marrin nga 20 euro në muaj, derisa ata nga 2 deri në 16 vjeç nga 10 euro në muaj.

“Në vendin tonë askush nuk duhet të falimentojë vetëm pse sëmuret. Fëmijët janë e ardhmja jonë. Mënyra se si kujdesemi për fëmijët tanë tregon të ardhmen që kemi. Pabarazinë ekonomike do të luftojmë me skema sociale dhe zhvillim ekonomik, por asnjëherë kjo pabarazi nuk duhet të ndikojë te fëmijët tanë. Çdo fëmijë në Kosovë, pavarësisht se ku ka lindur dhe kush është prindi, është i barabartë dhe secili duhet të zhvillojë potencialin dhe talentin e tij të dhënë nga Zoti. Shteti do ta garantojë këtë barazi, prandaj shpejt do të fillojmë me skemën e ndarjes së shtesave për fëmijë dhe nëna lehona. Për fëmijët deri në 2 vjeç do të ndahen nga 20 euro në muaj, ndërsa për ata nga 2 deri në 16 vjeç do të ndahen nga 10 euro në muaj. Nëse një familje fiton më pak se 7000 euro në vit do të marrë 50 euro rimbursim për fëmijë, nëse fiton më pak se 6000 euro në vit do t’i ndahen 100 euro për fëmijë dhe nëse fiton më pak se 5000 euro do t’i ndahen 150 euro për fëmijë. Për nënat e papuna dhe lehona do të ndajmë pagën minimale në vlerë prej 250 eurosh në gjashtë muajt e parë të lindjes”.

Ai tha se do të ketë mbështetje për bujqësinë e sportin.

https://vimeo.com/527388554

Të ngjashme