Është mbajtur akimi i parë i Komitetit Drejtues të Kornizës së bashkëpunimit të Kombeve të Bashkuara për zhvillim të qëndrueshëm (UNSDCF) 2021-2025, raporton Ekonomia Online.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është zotuar se për 5 vjetët e bashkëpunimit do të punojnë për realizimin e prioriteteve qeverisëse.
“Kam kënaqësinë që të lansojë takimin e parë të Grupit të përbashkët drejtues, jam shumë i lumtur që ta bashkëudhëheqi. Kemi qëllim që më mirë ti zbatojmë prioritetet tona. Ky mekanizëm do të ndihmojë në zhvillimin e përbashkët për 5 vjetet e ardhshme”.
“Partneriteti sa i përket mbikëqyres së prioritetve strategjike do të na shtyej në një impakt sa i përket agjendës zhvilluese për vitet e ardhshme. Programi i miratuar nga Qeveria është zhvilluar më tutje me synime e objektiva për bashkëpunim të mëtejshëm”, është shprehur ai.
Kurti ka theksuar edhe njëherë se priotitet kryesor i kësaj qeverie mbetet menaxhimi i pandemisë dhe rikuperimi i pasojave të saj në ekonomi.
Poashtu ai ka thënë se mes prioriteteve kyqe është edhe reforma në Administratë Publike e puna për sundim efikas të Ligjit.
“Kemi dy prioritete themelore e para është menaxhimi i pandemisë dhe e dyta është përmirësimi i pasojave në ekonomi nga pandoemia. Poashtu fuqizimi i sundimit të ligjit është prioritet. Tutje prioritet sektoriale si fuqizimin e kujdesit shëndetësor, përmiesimin e mirëqenies së qytetarëve pa asnjë dallim. Fuqizimi i sundimit të ligjit që garanton një mjedis të sigurt e shërbime cilësore për qytetarëve. Do të zhvillojmë poashtu dhe një sistem të integruar të planeve dhe resureve financiare”.
“Prioritet kyq i Qeverisë Kurti është reforma në Administratën Publike. Konkurrenca e sektorit privat do të avancohet duke mbështetur inovacioni dhe teknologjinë. Do të ofrojmë kushte për një teknologji të pasur për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e social. Synojmë edhe dukim profesional”, ka shtuar ai.
Koordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrica Richardson tha se në partneritet me Qeverinë e Kosovës synojnë rezultate të mira.
“Jam e kënqur që jam këtu në takim e parë të grupit të përbashkët drejtues. Jam e nderuar që po bashkëudhëheqi këtë takim. Për bashkëpunim jemi dakordu para një viti. Zhvillimi i qëndrueshëm dhe korniza e bashkëpunimit ëshë ndërtuar dhe ngërthen 50 agjencione të UN. Ne shohim këtë si mjet për të përmiësuar dhe për rezultate më të mira”.
“Kjo kornizë është ndërtuar mbi bazën e të drejtave të njeriut. Jemi këtu dhe llogaris në lidershipin e juaj që të partnerizohemi në rrugetimin tonë të përbashkët në 5 vitet e ardhshme. Jemi të fokuar që të bëjmë atë që mund të bëjmë më së miri”, është shprehur ajo.
Poashtu ajo ka njoftuar se UN ka rreth 30 objektiva që kanë një përputhje të fortë me qëllimet e kësaj Qeverie për zhvillim të Kosovës, raporton EO.
“Prioritet e kemi promovimin e qverisëjes trasparente dhe trasformimin e ekonomisë drejtë asaj të gjelbër. Korniza poashtu integron reagimin e vazhdueshëm ndaj Covid-19. Kemi deri 20-30 objektiva. Kemi një përputhje të fortë me qëllimet dhe aspiratat tuaja”, ka shtuar ajo.