Kryeministri Albin Kurti ka vazhduar t’i pres ambasadorët e akredituar në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Gjatë ditës së sotme, Kurti ka pritur ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.
Mediet janë lejuar vetëm të marrin pamje nga ky takim.
Po ashtu gjatë ditës kryeministri Kurti do të takojë Shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës në Kosovë, Jean-Louis Servais dhe ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.