Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava.
Kryeministri Kurti e uroi Myftiun për muajin e Ramazanit, muaj i bashkësisë dhe i solidaritetit me ata që janë në pozitë ekonomike më të vështirë. Ai i uroi përzemërsisht Myftiut dhe të gjithë besimtarëve myslimanë përmbushje shpirtërore dhe agjërim sa më të lehtë përgjatë ditëve të mbetura të këtij muaji.
Duke e falënderuar Myftiun Tërnava për kontributin që ai dhe Bashkësia Islame e Kosovës, kanë dhënë për respektimin e masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Kryeministri Kurti theksoi se ky Ramazan na gjenë në një gjendje shumë më të mirë të shëndetit publik.