Ndërhyrjet politike u cilësuan si problemi kryesor i Trepçës në tryezën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje me temën “Zhvillimi dhe mbrojtja e Trepçës”.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti tha se problemi kryesor i Trepçës është ndërhyrja politikë që po bëhen në të, raporton Ekonomia Online.
Ai shtoi se Trepça është shans për zhvillim ekonomik për të ardhmen.
“Qysh para shpalljes së pavarësisë minatorët e Trepçës e patën jap propozim që Trepça të bëhet ndërmarrje publike. Problemi i Trepçës nuk është gjendja teknike, por ndërhyrjet politike e partiake. Qeveria aktuale e cila është qeveri e pakicës me 52 deputet në buxhetin e vitit 2018 nuk e ka asnjë zë për investime kapitale në Trepçë”.
“Nëse ne e ndihmojmë Trepçe ajo do të na ndihmojë shumë neve. Ndërkohë që dje i janë paguar 53 milion euro ‘Bechtel&Enkes’ si gjobë. Bordi mbikëqyrës përbehet prej 9 anëtarëve ku 3 janë serb të cilët po e bojkotojnë punën. Në draft status thuhet se Trepça të ndahet në njësi biznesore ku tregohet qartë ndarja etnike. Për ne Trepça është shans për zhvillim ekonomik për të ardhmen”.
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri tha se problemet e Trepçës duhet të zgjidhen sa më shpejt që të mos jenë pikë e diskutimit në Beograd.
“Unë km qenë prezent kur është bërë ky ligj jo ne vendimmarrje por si vëzhgues. Aty kam konstatuar se në këtë ligj vlen vetëm një pikë e saj dhe ka qenë mos falimentimi i saj. Prandaj un kisha kërkuar që ky ligj të kthehet nga zero. Nëse nuk e kemi ligjin pastaj kemi Probleme edhe me statutin. Duhet të bëhet vlerësimi se sa ka vlerë Trepça”.
“Kjo humbje kohe na qon deri tek marrëveshja me Beogradin. Kërkoj që kjo e fundit që thash të mos ndodhë sepse është në dëm të interesave qytetarë dhe nuk dëshirojmë që pikë e rendit të ditës të jetë Trepça dhe asnjë pasuri e vendit tonë”, tha ai duke porositur politiken të mos përzihet në bordet e kompanive publike.
Nazmi Mikullovci drejtues i komitetit për industri në VV, përmendi disa nga shqetësimet e tij me draft-statusin e Trepçës duke cilësuar se ky statut është shumë më i keq se sa Ligji që ka qenë.
“Një ëndërr që kemi pas që Trepça të bëhet ndërmarrje publike dhe kërkesë e jona ka qenë të vendos kuvendi dhe jo qeveria por kjo është tash çka e kemi. Besoj që kishte qenë mirë të përqendrohemi në gjendjen aktuale pa u kthyer mbrapa përveç në ato raste që na nevojitet me ilustrua gjendjen. Besoj që draft-statusi nuk është dokument qe ne kemi prit si dokument final që e rregullon çështjen. Cila është ajo Trepçë shoqëri aksionare që ne po flasim”.
“Çështja e dytë është që në nen katër ceket që pas studimit të fizibilitetrt dhe analizave metalurgjike do të bëhen pjesë të Trepçe mirëpo un mendoj që këtu është një hile sa me krijuar një hapësirë që këto mos me qenë, sepse menjëherë në pikën 7 nuk përmendet metalurgjitë”
“Çështja tjetër është bordi. Ky bord prej 9 anëtarëve dhe është dashur që ky bord të jetë i përzier. Ky bord kështu i përgjysmuar po vepron thuajse çdo gjë është normale, dhe askush nuk po e vë në pyetje se çka po ndodhë dhe unë po frikohem se po shkon në ndarje të Trepçës”
Shyqiri Sadiku, kryetar i sindikatës se Trepçës, tha se draft-statusi është kopje e Ligjit të Trepçës, raporton EO.
“Shqetësimi jonë ka qenë draft-statusi i Trepçës. Është bërë një ligj për Trepçën që ka qenë shumë i mangët, dhe pasojat e ligjit po bartën në draft-statusin për Trepçën. Ky status është ardhur dhe është punuar nga një komision nga ministria e zhvillimit ekonomik dhe si i tillë nuk është ndërhyrë nga bordet por është kthyer copy past”, tha ai.