Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, gjatë mbajtjes së fjalimit me rastin e homazheve para pllakës përkujtimore të aktivistëve Mon Balaj dhe Arben Xheladini tha se kjo vrasje ishte një vrasje e planifikuar, raporton Ekonomia Online.
“Sikurse sot edhe me 10 shkurt të vitit 2007 ishte ditë e shtune, sikurse sot moti i ishte me shi, sikurse sot ne ishim mbledhur në qendër të qytetit, për dallim prej asaj date, policia na preu rrugen në këtë shesh. Policia e UNMIK-ut ishte me armatim të rëndë, ku u ndërhy kundër protestuesve dhe u vranë Mon Balaj dhe Arben Xheladini”, tha Kurti.
“232 plumba u shkrepën në gjoksat dhe kokat e protestuesve, derisa ata ishin duke u tërhequr. Edhe vet departamenti i UNMIK-ut pat thënë që vrasjet nuk ishin të nevojshme dhe kanë qenë të evitueshme. Armatimi që ishte sjellë nuk ishte për ekspozim, por për përdorim”.
Sipas tij Vetëvendosja e ka gurë themel këtë demonstratë.