Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është përkujdesur që mëngjesin e së enjtes ta rezervojë për kafe me stafin civil të kryeministrisë, raporton Ekonomia Online.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka falënderuar për punën e mbarë që, sipas tij, ata po bëjnë.
“Një kafe e mëngjesit me stafin civil të kryeministrisë, për një ditë të mirë e si falënderim për punën e mbarë”, ka shkruar Kurti.