Kurti: Qeveria ka marrë hapa konkretë për barazinë mes grave e burrave, 5 mijë gra u punësuan përmes Pakos së Ringjalljes

Prishtinë | 29 Mar 2023 | 10:52 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar bashkëpunim ndërinstitucional për luftimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave, ndërkaq ka premtuar më shumë përkushtim në punësimin e tyre, raporton Ekonomia Online.

Gjatë lansimit të projektit “Përafrimi i ligjeve dhe politikave me Konventën e Stambollit”, shefi i Qeverisë ka përmendur edhe ndarjen e bursave për gratë dhe vajzat në shifrën prej 2 milionë euro.

Ai tha se gjatë vitit të kaluar 5 mijë gra janë punësuar përmes masave të shpërndara nga ana e Qeverisë, ndërkaq me projektin “Superpuna”, deri më tani janë punësuar edhe 1400 gra tjera, raporton Ekonomia Online.

“E kemi miratuar strategjinë kundër dhunës. Kemi mundësuar ndihmë juridike falas për viktimat, kemi vazhduar mbështetjen e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës. Këtë vit do të shtohet buxheti për strehimoret. Duhet të adresohen nevojat e grave, prandaj me qëllim të fuqizimit të grave kemi ndërmarr hapa konkretë për një Kosovë me barazi mes burrave dhe grave”.

“Gjatë vitit 2022 mbi 5 mijë gra janë punësuar përmes masave të Ringjalljes Ekonomike. Me projektin ‘Superpuna’ janë punësuar 1400 vajza të tjera”.

“Për të ndihmuar arsimin e vajzave kemi ndarë bursa për gra. Nga buxheti 2 milionë euro janë ndarë për bursa për gra dhe vajza. Dhuna ndaj grave dhe vajzave kanë qenë shqetësuese gjatë viteve, dhe na nevojitet bashkëpunim maksimal më institucionet e ndryshme. Do të punojmë për eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave, nuk mund të kemi barazi shoqërie pa pasur barazi gjinore. Dhunën në familje dhe në baza gjinore duhet ta luftojmë të gjithë”, tha Kurti.

Të ngjashme