Kandidati për kryeministër nga VV-ja, Albin Kurti, para simpatizantëve në Prishtinë, ka thënë se krahasuar me vitin 2014, kjo parti është rritur për 120 për qind.
Ai ka thënë se në këto zgjedhje u vërtetua se qytetarët i dhanë të drejtë protestave dhe bllokadave dhe orientimit për shtet të së drejtës, shtet zhvillimor dhe social, raporton Ekonomia Online.
Ahmeti: Jemi partia më e madhe në vend
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti para simpatizantëve të VV-së në Prishtinë, ka thënë se tashmë partia e tyre është subjekti më i madh në vend, raporton Ekonomia Online.
“Sot jemi subjekti më i madh politik në Republikën e Kosovës. Faleminderit Prishtinë, që e votuat VV-në mbi 45 për qind. Jemi të parët në shumicën e qyteteve të Kosovës”, ka thënë ai.