Kurti: Qytetarët duan jetë aktive me ajër të pastër dhe transport të integruar

Prishtinë | 25 Qer 2021 | 09:53 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), në bashkëpunim me UN-Habitat, kanë mbajtur simpoziumin me temën “E ardhmja e Planifikimit Territorial në Kosovë”, raporton Ekonomia Online.

Në një fjalë rasti kryeministri i vendit Albin Kurti tha se qytetarët duan një jetë aktive me ajër të pastër dhe transport të integruar, pasi që siç thotë ai vetëm kështu zhvillohet territori.

“Njerëzit duan qytetet aktive me ajër të pastër, me transport të integruar. Njerëzit tanë dëshirojnë të kenë afër shërbimet që u nevojiten shkollat, çerdhet për fëmijë”.

“Vetëm kështu mund të zhvillojmë territorin ku po jetojmë. Ky simpozium është i rëndësishëm për t’i hapur rrugë zhvillimit të diskursit mbi territorin”.

Ministri i MMPHI-së Liburn Aliu ka prezantuar disa prej planeve hapësinore të nivelit qendror dhe lokal.

“Tash jemi në një pikë kur duhet të marrim vendime, por këto vendime nuk vinë thjesht nga politika, por duhet të diskutojmë dhe të takohemi dhe vendimet do të dalin nga debatet. Në draftin e kemi planin hapësinor për Bjeshkët e Nemuna”.

“Ajo çka pritet të hartojë ministria është për parkun kombëtar ‘Sharri’. Ka plane në komunën e Prishtinës që janë hartuar dhe ka raste që asnjë leje e vetme nuk është dhënë për ato plane”.

Koordinatorja për Zhvillimi e OKB-së në Kosovë Ulrika Richardson tha se Kosova ndodhet në një fazë që ka aspirata për planifikimin hapësinor, raporton EO.

“Kjo është baza për ndryshim dhe transformim, dhe Kosova është në momentin që ka aspirata dhe planifikimi hapësinor do të jetë njëra nga mjetet më strategjike për të arritur këtë”.

Të ngjashme