Kurti: Raportet e sakta të auditimit i kanë shqetësuar të korruptuarit

Prishtinë | 10 Tet 2022 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti, sot ka vizituar Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Ai është pritur nga U.D i drejtorit të SHSKUK-së, Pranvera Zejnullahu Raçi. Në takim kanë qenë edhe U.D. e ministrit të shëndetësisë Dafina Gexha Bunjaku, zv ministri i shëndetësisë Arsim Berisha, kryetarja e bordit të SHSKUK-së, Aida Rexhepi si dhe drejtori i njësisë së auditimit të brendshëm të ShSKUK-së, Musa Vitija.

Pas takimit, Kurti është prononcuar për media. Ai ka folur edhe për djegien e veturës së drejtorit të njësisë së auditimit të brendshëm të ShSKUK-së. Kurti ka falënderuar atë, që edhe pas dy herë të djegies së veturës, ai prap ka dal në vendin e punës. 

Kryeministri ka thënë se raportet e sakta të auditimit i kanë shqetësuar të korruptuarit.

Vizita e Kurtit në QKUK, ndodhë vetëm disa ditë pas dorëheqjes nga detyra të ish-ministrit Rifat Latifit.rtk

Aktualisht edhe Ministria e Shëndetësisë, por edhe QKUK, janë pa drejtues dhe të dy institucionet funksionojnë me zëvëndës dhe ushtrues detyre.

Të ngjashme