Kurti: Rasti i abuzimit dhe dhunimit seksual të një qytetareje më ka tronditur

Prishtinë | 07 Shk 2019 | 18:28 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka thënë se e ka tronditur rasti i abuzimit dhe dhunimit seksual të një vajze në moshë minore.

Kurti tha se personat të cilët janë të përfshirë në këtë rast kanë bërë njësh detyrën zyrtare e profesionale me krimin ku sipas tij është kthyer në rutinë të përditshme.

“Ne duhet të tregojmë se shumica jonë nuk e duron abuzimin e atij që ndodhet në pozitën e të dobëtit. Shumica e mësuesve, shumica e policëve, shumica e mjekëve, shumica e qytetarëve, duan dhe do të solidarizohen me më të dobëtit. Prandaj e përkrah protestën qytetare, e më vjen keq që nuk jam aty, sepse gjendem në një vizitë zyrtare në Seul të Koresë së Jugut”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.

“Kulturën e pandëshkueshmërisë, kulturën e abuzimit me pushtetin, e kemi peshqesh nga një lloj i caktuar politikanësh që kanë qeverisur deri më sot. Pushteti i tyre krijon lejen e abuzimit me të dobëtin, të varfrin, gruan, vartësin, minoritarin, sipas modelit mujshar të pushtetit të vjetër”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme